E premte, 27 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Pas protestës para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Pas protestës para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Pas protestës së mbajtur para Kryeministrisë, qytetarët nisën marshimin në rrugët e Tiranës, duke vazhduar kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, siç njofton BalkanWeb.

Marshimi vjen në ditën e 181-të të revoltës, të cilës i janë bashkuar qytetarë të rinj. Protestuesit këmbëngulin se nuk do të tërhiqen derisa të plotësohet kërkesa e tyre për dorëheqjen e kryeministrit.

Sipas tyre, largimi i Edi Ramës nga detyra është një kërkesë e panegociueshme, dhe marshimi nëpër rrugët e kryeqytetit është vazhdim i tubimit të mbajtur para Kryeministrisë.

Për nesër, 28 Nëntor, është paralajmëruar një protestë mbarëkombëtare, së cilës pritet t’i bashkohet edhe Diaspora.

Më herët gjatë ditës së sotme, qytetarët u mblodhën nga ora 18:00 para Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e Ramës dhe një qeveri teknike, ndërsa policia kishte formuar një kordon përpara godinës.

Lini një koment