Sunday, 21 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaPas protestës së ditës së 21-të, një pjesë e protestuesve e kalojnë natën para Kryeministrisë

Pas protestës së ditës së 21-të, një pjesë e protestuesve e kalojnë natën para Kryeministrisë

Ashtu siç ishte paralajmëruar pas protestës masive të së shtunës, një pjesë e protestuesve, shumica e tyre të ardhur nga diaspora, zgjodhën ta kalonin natën në sheshin para Kryeministrisë. Pasi zhvilluan marshime rreth godinës së Kryeministrisë dhe Piramidës së Tiranës, disa prej tyre qëndruan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri në mëngjes, ashtu siç shihet dhe në këtë foto të bërë rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Gjatë të shtunës në ditën e 21-të të saj pjesë e protestës u bë edhe diaspora shqiptare, me shumë emigrantë që mbërritën në Tiranë me automjetet e tyre të stolisura me flamuj kuqezi.

Prej 21 ditësh, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.

Ndërkohë, ndryshe nga netët e tjera, protestuesit nuk marshuan në rrugët e kryeqytetit, por zhvilluan një marshim rrethues rreth godinës së Kryeministrisë, përpara se të vendosnin të qëndronin gjatë natës në shesh.

Lini një koment