Monday, 28 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Pas takimit në Presidencë, Rama thërret sot drejtuesit politikë në “Vilën e Kuqe”

Pas takimit në Presidencë, Rama thërret sot drejtuesit politikë në “Vilën e Kuqe”

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të mbledhë gjatë ditës së sotme drejtuesit politikë të qarqeve në një takim të posaçëm pune që pritet të zhvillohet në orën 14:00, në ambientet e “Vilës së Kuqe” në kryeqytet.

Në qendër të këtij takimi pritet të jetë analiza dhe bilanci i punës së kryer në terren përgjatë dy javëve të fundit, në kuadër të zbatimit të nismës politike të titulluar “Prania Besnike”.

Përfaqësuesit dhe drejtuesit politikë të PS-së në çdo qark do të paraqesin raportet e tyre mbi ecurinë e këtij procesi, angazhimin e strukturave bazë dhe takimet e zhvilluara me qytetarët në zonat përkatëse.

Lini një koment