Monday, 27 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaPD kërkon mbledhje urgjente të Këshillit për Legjislacionin për vlerësimin e marrëveshjes së huasë me SHBA

PD kërkon mbledhje urgjente të Këshillit për Legjislacionin për vlerësimin e marrëveshjes së huasë me SHBA

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkon thirrjen urgjente të mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së shqyrtimit, me procedurë të përshpejtuar, të marrëveshjes së huas me SHBA-në, brenda të njëjtës ditë dhe pa u shpërndarë paraprakisht deputetëve të pakicës teksti i marrëveshjes dhe relacioni shoqërues.

Në kërkesë Grupi Parlamentar i PD kërkon thirrjen e menjëhershme të mbledhjes së Këshillit për Legjislacionin përpara shqyrtimit përfundimtar në seancë plenare.

Gjithashtu kërkojnë vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së procedurës së përshpejtuar të përdorur në këtë rast. Kërkojnë edhe vënien e menjëhershme në dispozicion të të gjithë deputetëve të dokumentacionit të plotë.

Lini një koment