Tuesday, 18 August 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaPDK: Po shkelen Kushtetuta, vendimet e Kushtetueses dhe Rregullorja e Kuvendit

PDK: Po shkelen Kushtetuta, vendimet e Kushtetueses dhe Rregullorja e Kuvendit

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka mbajtur të martën mbledhjen e radhës, ku ka diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe hapat e ardhshëm të partisë.

Në këtë mbledhje, Kryesia e PDK-së i ka dhënë mirënjohje Grupit Parlamentar të PDK-së për angazhimin e tij në mbrojtje të Kushtetutës, rendit juridik dhe vlerave demokratike në vend.

Sipas PDK-së, gjatë mbledhjes është vlerësuar se janë evidente shkeljet e Kushtetutës, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullores së Punës së Kuvendit të Kosovës.

Kryesia e partisë ka konkluduar se këto shkelje përbëjnë cenim të themeleve të Kosovës si shtet demokratik dhe parlamentar.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se mbrojtja e Kushtetutës, institucioneve dhe rendit demokratik është përgjegjësi e përbashkët.

Hamza ka theksuar se PDK-ja mbetet e vendosur në përmbushjen e këtij obligimi dhe në mbrojtje të institucioneve dhe rendit kushtetues.

Ndërkaq, Kryesia e PDK-së ka bërë të ditur se do të vazhdojë t’i përcjellë nga afër zhvillimet politike në vend dhe do të ndërmarrë veprimet që i konsideron të nevojshme për mbrojtjen e kushtetutshmërisë, demokracisë dhe parlamentarizmit në Kosovë./Telegrafi.

Lini një koment