Monday, 17 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaPeleshi kërkon të kalohet në rendin e ditës, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren. Pesë minuta pushim

Peleshi kërkon të kalohet në rendin e ditës, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren. Pesë minuta pushim

Tensionet brenda sallës së seancës plenare kanë vijuar, duke çuar në ndërprerjen e seancës për 5 minuta pushim.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka kërkuar që të vijohej direkt me rendin e ditës, por kjo është kundërshtuar ashpër nga opozita. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka kërkuar fjalën për procedurë, kërkesë kjo që nuk është pranuar nga Peleshi, i cili insistoi në kalimin e pikave të rendit të ditës.

Në shenjë revolte, deputetët e opozitës kanë zbritur në podium dhe kanë bllokuar foltoren e Parlamentit. Me pamundësinë për të vazhduar seancën normalisht, Peleshi është detyruar të njoftojë 5 minuta pushim.

Lini një koment