E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaPeleshi, takim me përfaqësuesin e OSBE-së për Lirinë e Medias

Peleshi, takim me përfaqësuesin e OSBE-së për Lirinë e Medias

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti në takim përfaqësuesin e OSBE-së për Lirinë e Medias, Aambasadorin Jan Braathu, i cili ndodhet për vizitë në Tiranë.

Gjatë takimit, Peleshi dhe Braathu theksuan se media, fjala e lirë, e drejta e informimit, transparenca dhe mbrojtja nga dezinformimi mbeten çështje thelbësore për një shoqëri demokratike dhe prioritete të rëndësishme në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Media, fjala e lirë, e drejta e informimit, transparenca dhe mbrojtja nga dezinformimi mbeten çështje thelbësore për një shoqëri demokratike dhe prioritete të rëndësishme në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.”-shkruan në rrjetet sociale kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.

“OSBE është një partner i rëndësishëm dhe i vlerësuar i Kuvendit të Shqipërisë”, tha Peleshi, në një postim në rrjetet sociale.

Lini një koment