Pentagoni publikon grupin e tretë të dokumenteve mbi UFO-të, përfshihen dokumente, video dhe regjistrime audio
Pentagoni publikoi të premten një grup të ri dokumentesh dhe videove që lidhen me fenomene të paidentifikuara, duke shënuar serininë e tretë të publikimeve që qeveria nisi muajin e kaluar.
Sipas CBS News, grumbulli i fundit përfshin 53 dokumente dhe 10 imazhe nga CIA, FBI, NASA dhe Pentagoni, si dhe gjashtë video dhe tri regjistrime audio të NASA-s.
Videot shfaqin objekte të rrumbullakëta në qiell, ndërsa disa imazhe dhe klipet paraqesin “interpretime artistike” të vëzhgimeve të raportuara. Të gjitha materialet janë ngarkuar në faqen e Pentagonit të dedikuar për fenomenet e paidentifikuara.
Publikimi vjen si pjesë e një vale më të gjerë zbulimesh të nisura muajin e kaluar; CBS News thekson se ky është seti i tretë i dosjeve të publikuara nga institucionet federale kohët e fundit.