E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Përfshihet nga flakët automjeti brenda tunelit panoramik në aksin Elbasan–Tiranë (VIDEO)

Përfshihet nga flakët automjeti brenda tunelit panoramik në aksin Elbasan–Tiranë (VIDEO)

Një automjet tip “Ford” është përfshirë nga flakët në tunelin panoramik, në aksin Elbasan–Tiranë, mesditën e kësaj të shtune.

Zjarri ka përfshirë automjetin teksa ai ndodhej brenda tunelit, duke krijuar një situatë alarmi për drejtuesin dhe lëvizjen e mjeteve në këtë segment rrugor.

Për shuarjen e flakëve kanë ndërhyrë shërbimet zjarrfikëse të Elbasanit, të pozicionuara pranë fshatit Bradashesh.

Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.

Shkaqet e rënies së zjarrit në automjet mbeten ende për t’u përcaktuar.

Lini një koment