Friday, 7 August 2026
54°F Detroit
BallinaBotaPërfshihet nga flakët një anije në Kanalin e La Manshit, shpëtohen 150 emigrantë

Përfshihet nga flakët një anije në Kanalin e La Manshit, shpëtohen 150 emigrantë

Më shumë se 150 emigrantë janë shpëtuar pasi varka që po përdornin për të kaluar Kanalin e La Manshit u përfshi nga flakët të martën në mëngjes.

Varka po përpiqej të kalonte në Mbretërinë e Bashkuar kur motori i saj u përfshi nga flakët.

Raportohet se 157 persona janë shpëtuar dhe po dërgohen në portin e Boulogne-sur-Mer. Nuk ka raportime për ndonjë person të plagosur ose të vrarë.

Kjo ngjarje vjen vetëm një ditë pasi kryeministri britanik, Andy Burnham u zotua se qeveria e tij do të jetë “e pamëshirshme” në frenimin e numrit të emigrantëve që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar me anije të vogla.

Lini një koment