Wednesday, 19 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaPërfshihet nga flakët zona e Pus Mezinit në hyrje të Vlorës, rrezikohen disa banesa (VIDEO)

Përfshihet nga flakët zona e Pus Mezinit në hyrje të Vlorës, rrezikohen disa banesa (VIDEO)

Një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi është përfshirë nga flakët në zonën e Pus Mezinit, në hyrje të qytetit të Vlorës këtë të mërkurë.

Mësohet se, zjarri është përhapur në një terren pranë disa banesave, duke krijuar rrezik për përhapjen e flakëve drejt tyre.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në terren dhe po punojnë për izolimin e vatrës dhe vënien e situatës nën kontroll. Terreni dhe bimësia e thatë favorizojnë përhapjen e shpejtë të flakëve, ndërsa ndërhyrja vijon për të shmangur çdo rrezik për banesat pranë zonës së zjarrit.

Lini një koment