Përfundoi në terapi intensive pas dyluftimit në fushë, përkeqësohet gjendja e de Miguel
Ndeshja mes Tenerife dhe Andorra e vlefshme për Segunda Division u mbyll përpara kohe pas dyluftimit të ashpër mes Jesus Oëono dhe Jesus de Miguel.
Sulmuesi i ekipit vendas pësoi një dëmtim të rëndë në kokë pas dyluftimit të ashpër me portierin e ekipit rival, i cili e goditi me gju.
Duke parë gjendjen fizike të sulmuesit kryesori vendosi që të mbyllte ndeshjen përpara kohe ndërsa lojtari i transportua menjehrë në spitalin më të afërt ku edhe u shtrua në repartin e terapisë intensive.
Orët që kanë pasuar kanë qenë edhe më dramatike pasi de Miguel ka kaluar një atak kardiak.
Sipas buletinit të “University Hospital of Nuestra Senora de Candelaria” të Tenerifes gjendja e 30-vjeçarit mbetet kritike. A.V.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.