Monday, 24 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaPërfundon mbledhja e Qeverisë, çfarë ndodhi në ditën e dytë të takimit me Ramën në Pogradec! Administrata në qendër

Përfundon mbledhja e Qeverisë, çfarë ndodhi në ditën e dytë të takimit me Ramën në Pogradec! Administrata në qendër

Ka përfunduar në Pogradec dita e dytë e mbledhjes së qeverisë, e cila është përqendruar te analiza e punës së administratës shtetërore dhe objektivat për vijimin e mandatit qeverisës.

Sipas burimeve nga takimi, një nga shqetësimet kryesore të kryeministrit Edi Rama mbetet performanca e administratës dhe drejtuesve të institucioneve.

“Shqetësimi i kryeministrit mbetet administrata shtetërore. Drejtorët që nuk kanë arritur objektivat e duhura do të duhet të japin dorëheqje”.

Gjatë takimit Rama ka folur gjithashtu për modelin e ri qeverisës dhe raportin e administratës me qytetarin, duke e vendosur sërish në fokus nevojën për përmirësimin e shërbimeve dhe funksionimit të administratës.

Edhe gjatë ditës së parë të mbledhjes, administrata shtetërore ishte një nga çështjet kryesore të diskutuara nga kryeministri dhe kabineti qeveritar.

Lini një koment