Wednesday, 24 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaPërfundon “Poli i Dijes” në Korçë, Rama: Hapet kapitull i ri për arsimin dhe të rinjtë

Përfundon “Poli i Dijes” në Korçë, Rama: Hapet kapitull i ri për arsimin dhe të rinjtë

Kampusi i ri universitar në Korçë, Poli i Dijes ka përfunduar së ndërtuari. Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto pas përfundimit të punimeve, ku shkruan se ky investim hap një kapitull të ri për arsimin dhe të rinjtë në qytet.

Ndër të tjera, shefi i qeverisë shkruan se ky projekt, forcon më tej identitetin e qytetit të Korçës që ofron mundësi në arsim për të rinjtë, një prej shtyllave më të rëndësishme të zhvillimit afatgjatë.

Postimi i Edi Ramës

Përfunduan punimet në Polin e Dijes, një investim i rëndësishëm që i shtohet infrastrukturës arsimore të Korçës dhe hap një kapitull të ri për arsimin dhe të rinjtë

Me auditorë, laboratorë dhe bibliotekë të pajisura sipas standardeve bashkëkohore, Poli i Dijes ofron kushte të shkëlqyera për formimin akademik dhe profesional

Arsimi mbetet një nga shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit afatgjatë të Korçës dhe investime të tilla janë investime të drejtpërdrejta në të ardhmen e qytetit

Përmes këtij projekti, Korça forcon më tej identitetin e saj si qytet i dijes, arsimit dhe mundësive për të rinjtë

Lini një koment