Saturday, 27 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaPërjashtohet nga Policia e Shtetit ish-drejtori i policisë së Shkodres, Gentian Berberi

Përjashtohet nga Policia e Shtetit ish-drejtori i policisë së Shkodres, Gentian Berberi

Përjashtohet nga Policia e Shtetit, Gentian Berberi, ish-drejtori i policisë së Shkodres. Vendimi i Standarteve Profesionale, ka ardhur pasi Berberi vetëm pak ditë më parë iu komunikua shkarkimi nga detyra si drejtor i DVP Shkodër pasi ka kanosur dhe ofenduar drejtoreshën e Burimeve Njerëzore në Policinë e Shtetit.

Fjalët fyese dhe kërcënimet i janë bërë në zyrën e drejtoreshës, me këtë të fundit që e ka kallëzuar Berberin menjëherë në AMP.

Berberi së fundmi ishe transferuar në detyrë si shef i sektorit të analizës së rriskut në drejtorinë e menaxhimit dhe drejtimit.

Berberi mbante gradën drejtues, krahas përjashtimit nga radhët e uniformave blu ai është kallëzuar dhe për kanosje.

Lini një koment