Tuesday, 14 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaPërmbyset kamioni me inerte në aksin aksin Elbasan-Peqin, bllokohet qarkullimi

Përmbyset kamioni me inerte në aksin aksin Elbasan-Peqin, bllokohet qarkullimi

Një kamion i ngarkuar me inerte është përmbysur këtë të mërkurë në aksin rrugor Elbasan–Peqin, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Paraprakisht dyshohet se automjeti i përket një prej kompanive të angazhuara në punimet për ndërtimin e Korridorit VIII, ndërsa rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe po menaxhojnë qarkullimin për të shmangur bllokimin e trafikut në këtë segment rrugor.

Deri në këto momente nuk ka një konfirmim zyrtar për persona të lënduar.

Lini një koment