Monday, 22 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaPërplasen dy automjete në Dhërmi, plagosen katër persona (VIDEO)

Përplasen dy automjete në Dhërmi, plagosen katër persona (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar në Dhërmi pasditen e kësaj të shtune, ku në përplasje janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Lini një koment