E shtunë, 14 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Përplasen dy makina pranë tunelit të Murrizit, humbin jetën dy persona, 5 të tjerë dërgohen në spital

Përplasen dy makina pranë tunelit të Murrizit, humbin jetën dy persona, 5 të tjerë dërgohen në spital

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e sotme në Xibër, pranë tunelit të Murrizit, ku përplasja e dy automjeteve ka shkaktuar dy viktima.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, kanë humbur jetën drejtuesi i njërit prej automjeteve, rreth 42 vjeç, dhe një pasagjere, ndërsa pesë persona të tjerë janë dërguar në spital për kontroll mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:15, në Xibër, në afërsi të tunelit të Murrizit, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit B. O., rreth 42 vjeç dhe shtetasi A. F., rreth 45 vjeç.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi B. O., rreth 42 vjeç dhe shtetasja M. F, pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin A. F.

Gjithashtu, janë dërguar 5 shtetas në spital, për kontroll mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lini një koment