Tuesday, 18 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaPërplasen dy skuterë në Vlorë, plagosen dy drejtuesit

Përplasen dy skuterë në Vlorë, plagosen dy drejtuesit

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të marte në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, në zonën e njohur si Aleksandria.

Dy skuterë janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar të dy drejtuesit e mjeteve.

Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Paraprakisht nuk raportohen detaje të tjera për gjendjen shëndetësore të të lënduarve.

Lini një koment