Wednesday, 19 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaPërplasja e dy skafeve në Liqenin e Komanit, policia jep detajet

Përplasja e dy skafeve në Liqenin e Komanit, policia jep detajet

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për incidentin e ndodhur disa orë më parë në Liqenin e Komanit, në afërsi të Lumit të Shalës, ku u përplasën dy skafe.

Sipas raportimit të policisë, nga ky aksident kanë mbetur pesë persona të plagosur, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa personat e tjerë që ndodheshin po në skafe nuk kanë pësuar dëmtime.

Ndërkohë, po vijon puna për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe gjetjen e shkakut.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 15:15, në liqenin e Komanit, dyshohet se aksidentalisht janë përplasur 2 mjete lundruese.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar 5 shtetas, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasit e tjerë që ndodheshin në mjetet lundruese nuk kanë pësuar dëmtime.

Shtetasit që ndodheshin në mjetet lundruese janë nxjerrë në kalatën e Komanit, me ndihmën e mjeteve të tjera lundruese.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një koment