Përplasja e skafeve në Koman, 4 të plagosur transportohen me helikopter në spitalin e Shkodrës, një drejt Tiranës! Ja si
Të paktën pesë turistë kanë mbetur të plagosur me lëndime serioze pas aksidentimit të dy mjeteve lundruese në liqenin e Komanit, teksa tre të tjerë mësohet se kanë marrë dëmtime të lehta dhe s’kanë pasur nevojë për transportim në spital.
Katër prej tyre janë transportuar me helikopter drejt spitalit të Shkodrës pasditen e sotme (19 gusht) dhe njëri drejt Tiranës. Ata u plagosën pas përplasjes së dy skafeve në liqenin e Komanit, pranë zonës turistike të Lumit të Shalës, teksa bënin xhiro turistike.
Paraprakisht, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë si shkak për aksidentin dyshohet shpejtësia e lartë e mjeteve lundruese në një kthesë me fushëpamje të kufizuar.
Megjithatë grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.