Saturday, 15 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaPërplasje në kthesën e Hormovës, shpëtojnë pa dëmtime “Cekja” dhe Baba Sheh Hormova

Përplasje në kthesën e Hormovës, shpëtojnë pa dëmtime “Cekja” dhe Baba Sheh Hormova

Një aksident i lehtë rrugor është regjistruar në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, në kthesën e fshatit Hormovë, ku janë përplasur dy automjete.

Njëri prej mjeteve drejtohej nga aktori i humorit Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, ndërsa automjeti tjetër drejtohej nga Baba Sheh Hormova, klerik bektashian.

Fatmirësisht, përplasja nuk ka qenë e rëndë dhe asnjëri prej drejtuesve të mjeteve nuk ka pësuar dëmtime fizike por nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia Rrugore e Gjirokastrës ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lini një koment