Përplasje para Parlamentit, hidhen vezë e domate ndaj policisë! Nisin shoqërimet (VIDEO)
Gjatë përplasjeve janë shënuar edhe momente tensioni, ku disa protestues kanë hedhur vezë dhe domate në drejtim të efektivëve të policisë. Nga ana e tyre, forcat e rendit kanë përdorur në disa momente spraj me lëndë irrituese për të shpërndarë turmën dhe për të mbajtur situatën nën kontroll.
Protestuesit po mundohen të çajnë edhe kordonin e policisë ndërsa policia ka shoqëruar një prej tyre.
Protestuesit kanë bllokuar lëvizjen e automjeteve, por edhe të policisë, me të cilët i përplasën pranë Xhamisë. Kanë nisur edhe shoqërimet.
Për protestën e sotme janë të angazhuara mbi 1500 forca policore, që kanë formuar kordonë në të gjithë zonën përreth Parlamentit.