Thursday, 2 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaPërplasjet në protestën para Parlamentit, 3 policë dhe 4 protestues përfundojnë në spital

Përplasjet në protestën para Parlamentit, 3 policë dhe 4 protestues përfundojnë në spital

Tri efektivë policie dhe katër protestues janë dërguar në Spitalin e Traumës dhe QSUT, si pasojë e lëndimeve që kanë marrë gjatë përplasjeve në protestën e mbajtur sot para Parlamentit.

Sipas informacioneve nga bluzat e bardha, bëhet me dije se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën. Në njoftim sqarohet se dy efektivë dhe dy protestues po marin shërbimin mjekësor në Spitalin e Traumës, ndërsa efektivi tjetër dhe dy protestuesit e tjerë po trajtohen te QSUT-ja.

“Në Urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës janë duke marrë shërbim mjekësor  2 efektivë policie dhe 2 protestues. Në QSUT po trajtohen 1 efektiv policie dhe 2 protestues. Në të dy strukturat spitalore personat e paraqitur janë nën kujdesin mjekësor jashtë rrezikut për jetën. Pacientët do plotësohen me ekzaminime sipas protokollit dhe do ndiqen në dinamikë”, thuhet në njoftim.

Lini një koment