Përsëri arbitra shqiptarë në Nations League, pas Juxhin Xhajës, në fushë zbret Enea Jorgji! Ja ndeshja që do gjykojë
Arbitrat shqiptarë do të gjykojnë sërish ndeshje të UEFA Nations League.
Pas Juxhin Xhajës që vuri drejtësi në ndeshjen mes Sllovakisë dhe Moldavisë do t’i takojë Enea Jorgjit që të zbresë në fushë për të bërë detyrën e tij dhe do të jetë në një ndeshje të Ligës C të kompeticionit.
Enea Jorgji në fakt do të arbitrojë ndeshjen mes Luksemburgut dhe Islandës që do të luhet në mbrëmjen e kësaj të marte në stadiumin kombëtar të Luksemburgut.
Enea Jorgji në këtë ndeshje do të ndihmohet nga asistentët e tij Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Ermis Çelaj.
Përsa i përket sallës VAR, bie në sy prania e arbitrit italian Daniele Doveri, emri i të cilit doli edhe në hetimet për ish shefin e arbitrave të Serie A e B, Gianluca Rocchi.
Doveri do të jetë në rolin e arbitrit kryesor VAR, ndërsa si asistent i tij do të jetë Albert Doda.