Friday, 21 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaPërshkallëzohet tensioni para Parlamentit, policia arreston disa persona, mes të cilëve Dritan Goxhajn (VIDEO)

Përshkallëzohet tensioni para Parlamentit, policia arreston disa persona, mes të cilëve Dritan Goxhajn (VIDEO)

Është tensionuar sërish situata në protestën që po zhvillohet para Parlamentit teksa policia ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit dhe për të liruar hyrjen e Parlamentit.

Policia ka shoqëruar disa persona mes të cilëve, Dritan Goxhajn, që njihet si nje nga organizatorët e protestës që po zhvillohet prej 1 muaji në Tiranë. Bashkë me të është prangosur edhe Shkëlzen Bushi një person gjithashtu shumë aktiv në protestë.

Forcat e policisë janë përplasur fizikisht me protestuesit duke i shtyrë drejt qendrës tregtare që ndodhet pranë Parlamentit ndërsa drejt efektivëve janë hedhur disa herë edhe mjete piroteknike.

Lini një koment