“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i par�
Një zjarr ka përfshirë një pallat 4-katësh në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Lezhës.
Dyshohet se shkak i flakëve është bërë një rrjedhje gazi, ndërsa zjarri ka krijuar panik te banorët e pallatit.
Administratori i pallatit tha për ABC News, se zjarri ra rreth orës katër dhe menjëherë lajmëroi zjarrfikësit dhe policinë, të cilët sipas tij erdhën në kohë.
Ai shtoi se në spital kanë përfunduar 5 persona.
“Ka qenë ora katër, po zbrisja nga shkallët, pashë flakët në katin e parë. Jam edhe administratori i pallatit. Shkoj dhe nxjerr një person aty, lajmërova policinë. Falenderoj zjarrfikësit dhe ushtarët, u mjegull këtu. Kanë shkuar 5 persona në spital. Zjarrfikësit erdhën në kohën e duhur. Zjarri nisi nga kati i parë. U tremba se mos kishte ndonjë bombol gazi. Kam njoftuar policinë dhe zjarrfikësit”, theksoi ai.
