Wednesday, 1 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaPesë shqiptarë arrestohen në Dubai për drogë, pritet ekstradimi drejt Shqipërisë

Pesë shqiptarë arrestohen në Dubai për drogë, pritet ekstradimi drejt Shqipërisë

Nisur nga hetimet me homologët në Abu Dhabi, janë kapur dhe arrestuar në Dubai me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 5 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të kërkuar nga SPAK-u.

4 prej tyre, konkretisht K. Q., 44 vjeç, Sh. K., 44 vjeç, I. L., 30 vjeç, A. P., 38 vjeç, janë të dyshuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Shtetasi M. C., 34 vjeç, është i dyshuar për mashtrim kompjuterik.

Gjithashtu, vijon bashkëpunimi për verifikimin e një shtetasi tjetër shqiptar që ndodhet në Dubai, i cili dyshohet se përdor dokumente false.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin për finalizimin e procedurave të ekstradimit në Shqipëri, të 5 shtetasve të kapur në Dubai.

Lini një koment