Wednesday, 26 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaPesë shqiptarë kthehen nga Siria, Rama: Vijon përpjekja për të tjerët! Një fillim i ri nën mbrojtjen e institucioneve

Pesë shqiptarë kthehen nga Siria, Rama: Vijon përpjekja për të tjerët! Një fillim i ri nën mbrojtjen e institucioneve

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga riatdhesimi i pesë shtetasve shqiptarë nga Siria në Shqipëri, duke garantuar se përpjekjet e autoriteteve shqiptare për kthimin e shtetasve të tjerë që ndodhen ende në Siri do të vijojnë.

Rama e cilësoi riatdhesimin një detyrim njerëzor dhe shtetëror, duke nënvizuar se personave të kthyer në Shqipëri do t’u garantohet mbështetja e institucioneve.

Pesë shtetas shqiptarë, nga të cilët 3 të mitur, u riatdhesuan nga Siria pas një procesi të gjatë dhe të vështirë, ndërkohë që vijon përpjekja për riatdhesimin e atyre që kanë mbetur ende në Siri.

Një detyrim njerëzor dhe shtetëror, për t’u garantuar një fillim të ri nën mbrojtjen e institucioneve shqiptare”, deklaroi Rama.

Riatdhesimi i shtetasve shqiptarë nga zona të prekura nga konflikti është shprehje e përgjegjësisë së shtetit për mbrojtjen e qytetarëve të vet, edhe në rrethana të vështira dhe komplekse. Kthimi i tyre në atdhe përmbyll një fazë të rëndësishme të këtij procesi, por jo përgjegjësinë institucionale ndaj tyre. Pas mbërritjes në Shqipëri, shtetasve të riatdhesuar do t’u ofrohet asistenca e nevojshme dhe do të kryhen vlerësimet shëndetësore dhe psikosociale. Institucionet përgjegjëse do të vijojnë në mënyrë të koordinuar punën për akomodimin, rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre në shoqëri.

Lini një koment