E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiPeshëngritësja Enkileda Carja shpallet “Ylli në Ngritje i Europës 2025”

Peshëngritësja Enkileda Carja shpallet “Ylli në Ngritje i Europës 2025”

Peshëngritësja Enkileda Carja është shpallur “Ylli në Ngritje i Europës 2025” gjatë Kampionatit Europian të zhvilluar në Batumi.

Ky çmim vjen si një kurorëzim i një viti tejet të suksesshëm për Carjen, e cila gjatë vitit 2025 ka arritur rezultate të larta dhe ka fituar medalje në aktivitetet më të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë kampionatin botëror, europian, ballkanik si dhe Lojërat e Solidaritetit.

Çmimi iu dorëzua nga Presidenti i Federatës Europiane të Peshëngritjes, Astrit Hasani, i cili vlerësoi performancën dhe potencialin e sportistes shqiptare në skenën ndërkombëtare.

Suksesi i Carjës është rezultat i një pune të palodhur ndër vite, në bashkëpunim të ngushtë me trajneren Eglantina Kalemi, si dhe mbështetjes së vazhdueshme nga Federata e Peshëngritjes dhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Me këtë arritje, Enkileda Carja konfirmohet si një nga emrat më premtues të peshëngritjes europiane, duke ngritur lart flamurin shqiptar dhe duke forcuar pozitat e Shqipërisë në sportin ndërkombëtar.

Lini një koment