Monday, 31 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaPësoi arrest kardiak në paraburgimin e Komisariatit të Vlorës, i riu dërgohet me urgjencë në spital

Pësoi arrest kardiak në paraburgimin e Komisariatit të Vlorës, i riu dërgohet me urgjencë në spital

Një i ri që ndodhej në ambientet e paraburgimit të Komisariatit të Vlorës është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal, pasi ka pësuar arrest kardiak.

Sipas burimeve policore, i riu ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore brenda ambienteve të paraburgimit, duke bërë që shërbimet përkatëse të ndërhyjnë menjëherë dhe ta transportojnë drejt spitalit.

Gjendja e tij shëndetësore raportohet e rëndë. Aktualisht, ai po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Lini një koment