Thursday, 20 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaPlagoset me sëpatë 45-vjeçari në Delvinë, shoqërohet autori i dyshuar

Plagoset me sëpatë 45-vjeçari në Delvinë, shoqërohet autori i dyshuar

Një 45-vjeçar është plagosur me sëpatë mesditën e sotme në Delvinë, ndërsa policia ka shoqëruar autorin e dyshuar dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

I plagosuri është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe, sipas të dhënave paraprake, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar dinamikën e konfliktit dhe shkaqet që çuan në plagosjen e 45-vjeçarit, ndërsa vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Lini një koment