Monday, 29 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaPlagosi me armë zjarri 35-vjeçarin në Pogradec dhe u largua, kapet autori

Plagosi me armë zjarri 35-vjeçarin në Pogradec dhe u largua, kapet autori

Është bërë e mundur brenda pak minutash kapja e autorit 24-vjeçar i cili la të plagosur në këmbë një 35-vjeçar.

Autori është identifikuar si Nikolla Agolli i cili u kap në Përrenjas, ndërsa i plagosuri është Brian Syzo.

Ky i fundit ndërkohë është transportuar në spitalin e Pogradecit ku po merr ndihmën e parë mjeksore.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 13:15, në lagjen nr. 3, dyshohet se, gjatë një konflikti, shtetasi N. A., 24 vjeç, banues në Buçimas, Pogradec, ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin B. S., rreth 35 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë së Pogradecit, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Përrenjas, kapën dhe po shoqërojnë në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, autorin e dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Lini një koment