E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Plagosi rëndë administratorin e pallatit, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Plagosi rëndë administratorin e pallatit, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Një 74-vjeçar është plagosur rëndë me mjete prerëse në ambientet e një pallati në rrugën “Aleksandri i Madh” në Tiranë.

Ngjarja është shënuar mëngjesin e sotëm, ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit.

I dëmtuari, shtetasi F. G., 74 vjeç, administrator i pallatit ku banonte, është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vijim të veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin K. L., 35 vjeç, banor i të njëjtit pallat.

Sipas të dhënave paraprake të hetimit, 35-vjeçari dyshohet se ka plagosur rëndë administratorin gjatë një konflikti lidhur me linjën e ujit të pijshëm në pallat.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një thikë dhe një motosharrë, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë konfliktit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një koment