Plagosja e Brian Syzos, nis seanca për masën e sigurisë ndaj Nikolla Agollit dhe David Priftit
Autori i dyshuar, 24-vjeçari Nikolla Agolli dhe miku i tij, 30-vjeçari David Prifti, janë arrestuar një ditë pas atentatit ku mbeti i plagosur 35-vjeçari Brian Syzo.
Ka nisur seanca e masës së sigurisë për Nikolla Agollin dhe David Priftin, të akuzuar për plagosjen e Brian Syzos në Pogradec.
Autori i dyshuar, 24-vjeçari Nikolla Agolli dhe David Prifti, janë arrestuar një ditë pas atentatit ku mbeti i plagosur 35-vjeçari Brian Syzo.
Ngjarja ndodhi dy ditë më parë. Nga hetimet dyshohet se 4 persona, mes tyre dhe Agolli dhe Prifti, për shkak të konflikteve të mëparshme me Brian Syzon, kanë tentuar ta vrasin atë duke e qëlluar me armë zjarri, gjatë kohës që ai ndodhej në automjetin e tij, të parkuar në lagjen nr. 3, Pogradec.
Mësohet se të rinjtë e përfshirë në tentativën për vrasje janë problematikë në qytetin e Pogradecit. Njihen për gjuajtjet me armë, rrahje, gjoba dhe presione të vazhdueshme bizneseve.