Plagosja e efektivit në Kuçovë, detaje të reja nga ngjarja! Identifikohet autori (EMRI)
Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e efektivit të policisë në Kuçovë. Mësohet se 45-vjeçari Zamir Skënderi ka plagosur me armën e shërbimit efektivin 20-vjeçar, Arsen Toska.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të fshatit Kutalli të bashkisë Dimal. Ai rezulton me precedentë të mëparshëm penal dhe shoqërimi i tij erdhi pasi Skënderi më parë ishte konfliktuar në ambjentet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.
Tre efektivët e policisë ishin duke u kthyer bashkë me personin e shoqëruar, kur në aksin nacional Fier-Dimal, në dalje të fshatit Kutalli ndodhi ngjarja. Skënderi i cili ishte i ulur në sediljen e pasme të makinës me efektivin Toska i mori armën dhe plagosi me pistoletë në kofshë.
Në përpjekje për t’u larguar nga vendngjarja, ai u arrestuar nga dy efektivët e tjerë që ndodheshin në makinë. Polici i plagosur është transportuar me ambuancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore.
Më pas ai është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë policie të DVP-së Berat si dhe inspektorët e AMP-së, që po kryejnë veprimet hetimore në vendngjarje.