E hënë, 18 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaPlagosja e policit, identifikohen dy vëllezërit autorë. Flet efektivi: E kam shok fëmijërie atë që…

Plagosja e policit, identifikohen dy vëllezërit autorë. Flet efektivi: E kam shok fëmijërie atë që…

Zbardhen detaje të reja në lidhje me plagosjen e efektivit të policisë, Anxhelo Kumaraku.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se autorë të dyshuar janë dy vëllezër që dyshohet se kanë pasur një konflikt për borxh me fqinjin e policit. Në kohën e ngjarjes, Kumaraku ka qenë i shoqëruar nga fqinji i tij, i cili kishte thyer masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.

Para rreth 5 muajsh për këtë konflikt ai i ka dhunuar vëllezërit dhe në shenjë hakmarrje ata dyshohet se kanë tentuar ta qëllojnë mbrëmjen e së dielës, por plumbat kapën policin.

Ne momentin e ngjarjes ata kanë qenë në rrugicën e shtëpisë.

Sakaq polici ka deklaruar se me personin që ishte objektiv janë shok fëmijërie.

Lini një koment