E hënë, 18 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaPlagosja e policit në Tiranë, shpallen në kërkim 2 vëllezër

Plagosja e policit në Tiranë, shpallen në kërkim 2 vëllezër

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim sot në 18 maj dy persona si të dyshuar për plagosjen e policit A.K.

Ata janë dy vëllezër që dyshohet se kanë pasur një konflikt për një çështje borxhi me fqinjin e efektivit. Në momentin e ngjarjes, polici ka qenë i shoqëruar nga fqinji i tij, i cili kishte thyer masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.

Mësohet se pak muaj më parë për shkak të këtij konflikti, fqinji i efektivit i ka dhunuar dy vëllezërit dhe në shenjë hakmarrje ata e kanë qëlluar me armë, por plumbat kapën policin.

Gjatë deklarimeve të pakta që efektivi ka thënë, është shprehur se nuk kishte njoftuar se fqinji i tij kishte thyer masën e sigurisë dhe ndodheshin në një rrugicë pranë shtëpisë, pasi me të njihej që në fëmijëri.

/tvklan.al

Lini një koment