Monday, 29 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaPlagosja me thikë e 23-vjeçarit në Korçë, arrestohet autori (EMRI)

Plagosja me thikë e 23-vjeçarit në Korçë, arrestohet autori (EMRI)

Policia e Korçës ka arrestuar mbrëmjen e së shtunës Edmond Firajn, autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të një 23-vjeçari në fshatin Moravë, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë.

I riu u plagos në pjesën e barkut, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas identifikimit të autorit, policia organizoi kërkimet dhe arriti ta lokalizojë e arrestojë atë një ditë pas ngjarjes.

Sipas burimeve, Firaj ishte në gjendje të dehur në momentin e kapjes dhe fillimisht u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, për t’u shoqëruar më pas në komisariat.

23-vjeçari ka deklaruar se i arrestuari i kishte borxh një shumë parash. Debati për kthimin e tyre ka degjeneruar në konflikt fizik, ku më pas është përdorur edhe thika.

Lini një koment