E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaPlagosja me thikë në Sarandë, arrestohet pas disa orësh kërkimesh autori! Zbardhet dinamika e ngjarjes

Plagosja me thikë në Sarandë, arrestohet pas disa orësh kërkimesh autori! Zbardhet dinamika e ngjarjes

Pas disa orësh kërkime është kapur nga policia e Sarandës autori i ngjarjes të paradites të së mërkurës ku u plagos me thikë 42-vjeçari Olsi Muçodemi.

Autori është Ylber Hamzaj 45-vjeç nga Kryemadhi i Kukësit. 45-vjeçari pas ngjarjes ku goditi me mjet prerës 42-vjeçarin Olsi Muçodema duke i shkaktuar atij plagë në gjoks dhe dorë, u largua për të mos u kapur nga policia. Mësohet se 45-vjeçari kishte dalë nga qyteti me synimin për t’u larguar.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet e ditur se përmes kamerave të lokaleve tek vendi i ngjarjes, kishte piketuar autorin dhe ishte vënë në kërkim të tij dhe arriti ta kapte atë në Qafë të Gjashtës. Në kohën kur u kap nga policia,45-vjeçari ishte në gjendje të dehur.

Sipas burimeve, mësohet se 45-vjeçari kishte pak ditë që ndodhej në Sarandë dhe kishte ardhur për punë.

Ndërsa grindja që çoi në përdorimin e mjetit prerës ishte i momentit, pse më sheh. Të dy personat nuk kishin njohje me njeri-tjetrin.

Lini një koment