Saturday, 27 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaPlagosje me armë zjarri në Vlorë

Plagosje me armë zjarri në Vlorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje, 4 qershor, në fshatin Sevaster të Vlorës, ku një person ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Gazetarja e Klan News, Greta Haskaj, raporton se i plagosuri me inicialet Sh.K, 37-vjeç, është nisur me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës. Ai ka marrë një plagë në kofshë.

Ka qenë një i afërm i të plagosurit ai që ka njoftuar menjëherë 129-n dhe 127-n për situatën. Transporti nga Sevasteri është kryer fillimisht nga i afërmi, ndërsa më pas ai është marrë nga autoambulanca dhe është dërguar drejt spitalit. Fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se 37-vjeçari është vetëplagosur aksidentalisht me armë gjahu. Megjithatë, Policia ende po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al

Lini një koment