E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiPlay-off NBA/ Lakers nuk gabojnë, Sixers dhe Blazers surprizojnë

Play-off NBA/ Lakers nuk gabojnë, Sixers dhe Blazers surprizojnë

Falë të zakonshmit LeBron James dhe një ndeshjeje në nivel të Marcus Smart dhe Luke Kennard, Lakers kanë mposhtur Houston në ndeshjen e dytë duke dërguar serinë në 2-0.

Në Boston ndeshja mes Celtics dhe Filadelfias dhuron surpriza pasi janë miqtë e 76ers, të cilët marrin një fitore të papritur. Protagonisti i madh i ndeshjes ishte “rookie” VJ Edgecombe, i cili shënoi 30 pikë.

Një fitore të madhe në transfertë mori edhe Portland, e cila përifitoi nga dëmtimi i Victor Wembanyama-s në San Antonio. Francezi u detyrua që të largohej në periodën e dytë pasi përplasi kokën në parket. Lojtari i ndeshjes ishte Scoot Henderson.

Ndeshjet

BOSTON CELTICS-PHILADELPHIA 76ERS 97-111 (1-1)

SAN ANTONIO SPURS-PORTLAND TRAIL BLAZERS 103-106 (1-1)

LOS ANGELES LAKERS-HOUSTON ROCKETS 101-94 (2-0)

Lini një koment