Thursday, 13 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaPlazhet e Vlorës mbushen me pushues, trafiku rëndohet nga fluksi i sezonit turistik

Plazhet e Vlorës mbushen me pushues, trafiku rëndohet nga fluksi i sezonit turistik

Temperaturat e larta dhe kulmi i sezonit turistik i kanë gjetur plazhet e Vlorës të mbushura me pushues vendas dhe të huaj, të cilët kanë zgjedhur qytetin bregdetar për të kaluar ditët e nxehta të gushtit.

Që në orët e para të mëngjesit, plazhet janë të mbushura, kryesisht nga moshat e treta, të cilat preferojnë freskinë e mëngjesit për të shmangur temperaturat e larta dhe rrezet e forta të diellit. Më pas, plazhet popullohen nga të rinjtë dhe familjet, duke krijuar një atmosferë të gjallë përgjatë gjithë vijës bregdetare.

Ndërkohë, fluksi i lartë i turistëve ka sjellë edhe trafik të rënduar në qytet. Gjatë këtyre ditëve të gushtit, numri i madh i automjeteve që kanë hyrë në Vlorë ka shkaktuar ngarkesë në akset kryesore rrugore, sidomos në orët e pikut, duke krijuar vështirësi në qarkullim.

Lini një koment