Friday, 19 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaPo lëvizte me shpejtësi, bie nga gomonia drejtuesi i saj. Policia Kufitare ndërhyn për ndalimin e mjetit

Po lëvizte me shpejtësi, bie nga gomonia drejtuesi i saj. Policia Kufitare ndërhyn për ndalimin e mjetit

Një incident është regjistruar në zonën bregdetare të Llamanit këtë të premte, ku një gomone që po lëvizte me shpejtësi ka shkaktuar rrëzimin e pilotit që ndodhej në bord.

Sipas informacioneve paraprake, pas rënies së drejtuesit në det, mjeti ka vijuar lëvizjen pa pilot, duke krijuar rrezik për sigurinë në zonë. Dyshohet se shkak i incidentit ka qenë bllokimi i timonit dhe i sistemit të gazit, çka ka bërë që gomonia të humbasë kontrollin.

Lini një koment