Po ndiqej nga policia, i shpalluri në kërkim aksidentohet me 4 makina gjatë arratisjes në Durrës (VIDEO)
Një person i shpallur në kërkim është përfshirë në një aksident rrugor mesditën e kësaj të hën╒ pranë markatës së Fruta-Perimeve në qytetin e Durrësit, teksa po ndiqej nga policia për arrestimin e tij.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë tentativës për t’iu shmangur forcave të policisë, ai është përplasur me katër automjete. Pas aksidentit, i dyshuari ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe vijon kërkimet për kapjen e tij, ndërsa po heton rrethanat e plota të ngjarjes. Nga aksidenti janë shkaktuar dëme materiale në automjetet e përfshira.