Po shkëlqen në Botëror, Mourinho i pavendosur për të ardhmen e yllit të Real Madrid
Pavarësisht se luajti një rol dytësor në sezonin e fundit me Real Madridin, Brahim Diaz është një titullar i padiskutueshëm te Maroku dhe një nga lojtarët më me peshë, duke ndikuar ndjeshëm në suksesin e arritur deri tani. Kujtojmë se Maroku do të përballet sonte me Francën në çerekfinale.
Brahim Diaz ka kontribuar deri tani em 4 asiste, por forma e treguar prej tij në Botëror ende nuk e ka bindur Jose Mourinhon. Trajneri portugez është ende në mëdyshje për Brahim Diaz, për të bërë atë pjesë të rëndësishme të projektit të tij apo për ta nxjerrë në listën e shitjes, ku ofertat nuk mungojnë. Manchester City është gatit a rikthejë marokenin, për një shifër rreth 60 milionë euro, sipas medieve angleze.
Sipas OK Diario, vetë lojtari është i bindur për të vazhduar te Real Madrid. Megjithatë, pas përfundimit të Botërorit dhe rikthimit të tij pas pushimeve në Madrid, do të vendoset njëherë e mirë për fatin e tij.