Friday, 10 July 2026
54°F Detroit
BallinaPremier LeaguePogba vlerëson Carrick: Zgjedhja më e mirë, mund ta udhëheqë United drejt suksesit

Pogba vlerëson Carrick: Zgjedhja më e mirë, mund ta udhëheqë United drejt suksesit

Paul Pogba tha se konfirmimi i Michael Carrick në stolin e Manchester United është një vendim i mirë për klubin, pasi e konsideron këtë emërim si afatgjatë për “djajtë e kuq. Ai i uron suksese ish-shokut të tij të skuadrës dhe klubit.

“Mendoj se ai ka bërë dhe po bën një punë të shkëlqyer. Madje e bëri këtë edhe në kohën kur ishte asistent i Ole Solskjaer. Ai është një djalë i shkëlqyer, ka përvojë, ishte një lojtar i shkëlqyer dhe ka një lidhje shumë të mirë me lojtarët”, tha Pogba.

Mesfushori 33-vjeçar i Monaco, i cili kaloi dy periudha te United, duke u larguar nga klubi në vitin 2023, ndau një dhomë zhveshjeje dhe u trajnua nga Carrick gjatë kohës së tij si asistent i Solskjaer.

Carrick nënshkroi një marrëveshje të re si trajner i United pas një periudhe të suksesshme pesë-mujore në “Old Trafford”, duke rikthyer skuadrën në Champions League.

“Mund ta shihje kur ai thjesht e mori ekipin. Mendoj se do të jetë mirë për United. I uroj më të mirën, sigurisht, për të dhe për të gjithë stafin dhe lojtarët. Jam i bindur se Carrick mund ta udhëheqë United drejt suksesit“, deklaroi Pogba.

Lini një koment