Pogradec/ Burri dhunon rëndë bashkëshorten 69-vjeçare, niset drejt Traumës me helikopter
Një 78-vjeçar në Pogradec, është shoqëruar për në polici pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij 69-vjeç me shkop druri.
Kjo e fundit raportohet të jetë në gjendje të rëndë për shkak të goditjes që ka marrë në kohë dhe është nisur drejt Spitalit të Traumës me helikopter për të marrë ndihmë mjekësore.
Sakaq, hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
“Pogradec / Informacion paraprak
Rreth orës 16:10, në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi M. Sh., 78 vjeç, dyshohet se, gjatë një konflikti në banesë, ka goditur në kokë, me një shkop druri, bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. Sh., 69 vjeçe, e cila është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, në gjendje të rëndë.
78-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.