Tuesday, 28 July 2026
54°F Detroit
BallinaSportiPolemikat për arbitrat dhe Argjentinën, i kuqi i Embolo nuk parashikohet në rregullore

Polemikat për arbitrat dhe Argjentinën, i kuqi i Embolo nuk parashikohet në rregullore

Ndëshkimi me karton të kuq i sulmuesit zviceran gjatë ndeshjes çerekfinale të Botërorit 2026, Argjentinë-Zvicër, erdhi pas një interpretimi të gabuar të rregullores.

“International Football Association Board” (Ifab), që vendos rregullat e lojës, ka qartësuar se kluzola e gabimit të identifikimit të futbollistit – për të cilën arbitri u thirr nga VAR-i – mund të përdoret vetëm për të identifikuar lojtarin që ka bërë një faull, jo për të riparë faullin, si në rastin e simulimit. Ifab ka bërë me dije se do ta rishikojë protokollin e VAR-it.

Gjatë Kupës së Botës ishin dy rastet e simulimit që nuk u panë në fushë dhe u “korrigjuan” nga VAR-i: në SHBA-Paraguaji të fazës së grupeve arbitri Makkelie kishte ndëshkuar amerikanin Tim Ream për një goditje ndaj sulmuesit Miguel Almiron, pastaj u thirr për t’i dhënë të verdhë paraguaijanit.

E njëjta situatë me të verdhin për Leandro Paredes për një faull ndaj Breel Embolo, me zviceranin të ndëshkuar më pas për herë të dytë pas rishikimit në VAR. Por, siç shpjegon Ifab, të dy kartonët nuk duhej të rishikohehsin. Vendimet finale janë korrigjuar, por janë përcaktuar nga një procedurë që nuk parashikohet në rregullat e futbollit.

Lini një koment