Sunday, 30 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaPoliçan/ 31-vjeçari humb jetën tragjikisht, e zë poshtë dheu gjatë hapjes së pusit të ujit

Poliçan/ 31-vjeçari humb jetën tragjikisht, e zë poshtë dheu gjatë hapjes së pusit të ujit

Një 31-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në fshatin Zhitom të Poliçanit, teksa po kryheshin punime për hapjen e një pusi uji në tokën e tij.

Gjatë punimeve, një masiv dheu është shkëputur dhe e ka zënë poshtë 31-vjeçarin, i cili nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Për ngjarjen, policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Beratit për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Poliçan referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për shtetasin E. Gj., 39 vjeç, banues në Berat. Ky shtetas ka qenë duke punuar në fshatin Zhitom, Poliçan, me mjetin e tij “Fadromë”, për hapjen e një pusi uji në tokën e shtetasit B. K., 31 vjeç, banues në fshatin Zhitom, Poliçan.

Gjatë punimeve është shkëputur një masiv dheu dhe ka zënë poshtë shtetasin B. K., i cili, si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Lini një koment